MIRESEVINI NE KALESHI SH.P.K

PRANVERE NE CDO STINE...

Kanë kaluar më shumë se dy dekada që kur firma Kaleshi @ shpk, me seli në Përmet, qytetin e luleve, nisi rrugëtimin e saj. Në ato vite të trishtë, kur njerëzit kishin nevojë për bukë e ujë, kur uria për bukë, ujë e liri ishte jetike, të merreshe me lulet ishte një aventurë. Dhe aventura nisi. Me shpresë si nguti për të kapur një ëndërr që vinte nga Qyteti i Luleve, që vinte nga parvazi i ballkonit të çdo amvise shqiptare, në të cilat nuk mungonin ato poçe balte me ngjyrë të kuqerremtë, të mbjella me lule që i jepnin jetë jetës së shqiptarëve, i jepnin dritë dhe gëzim trishtimit të jetës.

MIRESEVINI NE KALESHI SH.P.K

PRANVERE NE CDO STINE...

Kanë kaluar më shumë se dy dekada që kur firma Kaleshi @ shpk, me seli në Përmet, qytetin e luleve, nisi rrugëtimin e saj. Në ato vite të trishtë, kur njerëzit kishin nevojë për bukë e ujë, kur uria për bukë, ujë e liri ishte jetike, të merreshe me lulet ishte një aventurë. Dhe aventura nisi. Me shpresë si nguti për të kapur një ëndërr që vinte nga Qyteti i Luleve, që vinte nga parvazi i ballkonit të çdo amvise shqiptare, në të cilat nuk mungonin ato poçe balte me ngjyrë të kuqerremtë, të mbjella me lule që i jepnin jetë jetës së shqiptarëve, i jepnin dritë dhe gëzim trishtimit të jetës.

Lule & Bimë Dekorative

Lule dhe bimë dekorative per ambjente te brendshme, të jashtme, ballkone dhe parvaze.

Aksesorë të Ndryshëm

Vazo të ndryshme lulesh per lokale, shtëpi dhe shitje për dekorimin e parvazeve dhe ballkoneve.

Mirembajtje Zonash të Gjelbërta

Projektim, mirëmbajtje dhe realizim gjelbërimi për lulishte, parqe dhe rrugë.

HISTORIKU

Kaleshi @ shpk fillimisht ishte si një farë e ndrojtur e hedhur në një tokë të tharrë. Me durim, me durim e punë, me durim, punë dhe dashuri, ajo çeli sythet e para, u rrit dhe u shumua dhe pak nga pak “u mboll” pothuaj në të gjithë Shqipërinë, duke u bërë sot, firma lider në kultivimin, tregtimin dhe importimin me shumicë e pakicë të luleve, pemëve dekorative dhe aksesorëve të tjerë që e bëjnë jetën më të gjelbër, që e çojnë jetën më pranë natyrës. Puna jonë fillon këtu, por nuk mbaron këtu, sepse i afrojmë klientëve edhe shërbimin e vazhdueshëm dhe të përhershëm për çfarë porosisin tek ne. Në një marrëdhënie besimi reciprok, shërbese dhe miqësie. Sepse motoja jonë është: “Pranverë në çdo stinë”!
Edhe në vitin e mbrapshtë 97’, atëherë kur armët dolën në rrugë dhe marrëzia u bë mbret i rrugëve të Shqipërisë, Kaleshi @ shpk e vazhdoi aktivitetin e tij me lule. Shumë nga buqetat që qytetarë që kërkonin paqe i hidhnin mbi mjetet e blinduara, vinin nga firma jonë. Nga lindja deri në vdekje, në maternitete ku dëgjohet e qara e parë e foshnjave e deri në varreza ku përcillen të ndjerët në amëshim, në dasma e gëzime, në këngë e në vaj, Kaleshi @ shpk u bë bashkëudhëtar i qytetarëve me lule që gëzojnë dhe lule që ngushëllojnë. Dy dekada më pas, firma Kaleshi @ shpk, është shndërruar në furnizuesin e parë dhe kryesor në vend për tregtarët e shumicës dhe pakicës në vend duke qenë kështu, e pranishme në pothuaj çdo shtëpi shqiptare.

  • Tirana?
    E mbani mend projektin e lulishtes Mini Amsterdam në krah të Bankës së Shqipërisë? Ishte një projekt i ideuar dhe zbatuar nga firma Kaleshi @ shpk. I shihni çdo ditë rrapet e rinj të mbjellë anës lumit Lana, Kumbullat e kuqe në rrugën e Kavajës, ligustrat në Bulevardin Zogu i Parë dhe shumëkund gjetkë, në banesa, vila private, në restorante dhe godina administrative, në televizione dhe në emisionet më të ndjekura nga shqiptarët, të gjitha ato kanë qenë punë të kryera me dashuri, shpesh edhe në formën e dhuratës për qytetin e Tiranës nga firma Kaleshi @ shpk.

  •  Durrësi?

    Po Manjolat, Kumbullat e Kuqe në akset kryesore të qytetit të Durrësit, hotelet dhe restorantet e panumërt që mbajnë markën Kaleshi @ shpk, i keni parë?

  •  Elbasani?

    Dora e Kaleshi @ shpk gjendet që në qendrën e qytetit, në disa nga komplekset më të njohur të qytetit dhe restorantet e hotelet kryesorë të tij.

  •  Fieri?

    I gjithë gjelbërimi i unazës së Fierit është një projekt i realizuar nga Kaleshi @ shpk.

  •  Berati?

    Rruga në hyrje të qytetit të Beratit është e gjelbër. Edhe ajo është një vepër e bërë me dashuri e pasion nga Kaleshi @ shpk.

  •  Saranda?

    Në qytetin e detit me të kaltër të thellë, Kaleshi @ shpk ka dhënë gjelbërim në gjithë segmentin nga Hotel Butrinti e deri në qytetin antik të Butrintit.

  •  Përmeti?

    Eshtë dashuria e madhe. Kumbulla të Kuqe, Manjolat me gjelbërim të përhershëm janë afruar nga Kaleshi @ shpk. E po kështu, edhe në dhjetra e dhjetra komuna, anës rrugëve nacionale e atyre rurale, kudo gjendet dhe ka hedhur rrënjë e gjelbërim Kaleshi @ shpk.

Janë me dhjetra institucionet qëndrore dhe lokale që kanë bashkëpunuar dhe kanë besuar tek Kaleshi @ shpk. Lulet dhe pemët e kultivuara nga Kaleshi @ shpk i gjen në ambientet e institucionit të Presidentit të Republikës, në ministrinë e Brendshme, në ministrinë e Punëve Publike dhe Transporteve, në ministrinë e Mjedisit. Në Televizionet TV Klan, Ora News, Vizion Plus, Kaleshi @ shpk ka lënë gjurmën e tij të blertë. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Taksave, Drejtoria e Parandalimit e Pastrimit të Parave të Pista, Qendra e Prodhimit të kartave të Identitetit, Qendra e Azilantëve, Qendra e Viktimave të Trafikut, janë gjithashtu disa nga projektet e ideuara dhe të zbatuara nga firma jonë.

Një numër jashtëzakonisht i madh biznesesh private kanë bashkëpunuar gjithashtu me Kaleshi @ shpk, kompani si Salillari, Neranxi e Besi, kanë besuar tek ne. Me qindra vila banimi, lokale, hotele dhe ambiente të tjera, në çdo skaj të Shqipërisë, janë gjelbëruar nga Kaleshi @ shpk ndër vite duke krijuar një marrëdhënie besimi reciprok. Në konkurset e bukurisë, në shfaqje teatrore, në koncerte, Kaleshi @ shpk ka afruar ngjyra dhe aroma. Do ta gjeni gjurmën e Kaleshi @ shpk edhe në Universitetin Evropian të Tiranës, në Universitetin Kristal, rezidencën dhe kampusin e tij, Universitetin Polis, Fakultetin Ekonomik; do ta gjeni në një numër shkollash dhe kopshtesh;

Dhe ky, edhe mbas dy dekadash aktivitet, është sërish vetëm fillimi sepse Kaleshi @ shpk vazhdon të punojë me të njëjtin pasion dhe dashuri si në fillim të veprimtarisë së tij me moton: “Pranverë në çdo stinë”! Kaleshi @ shpk është sponsorizuesi i ekipit të futbollit të Përmetit që nga viti 2000 dhe ka hapur televizionin lokal TV Përmeti.

BASHKËPUNONI ME NE

Lider në treg, për më shumë se 20 vite!

GJITHMONË PRANË JUSH

Një numër i madh biznesesh private, vila banimi, lokale e hotele në çdo skaj të Shqipërisë, janë gjelbëruar nga Kaleshi @ shpk ndër vite duke krijuar një marrëdhënie besimi reciprok.

BASHKËPUNONI ME NE

Lider në treg, për më shumë se 20 vite!

GJITHMONË PRANË JUSH

Një numër i madh biznesesh private, vila banimi, lokale e hotele në çdo skaj të Shqipërisë, janë gjelbëruar nga Kaleshi @ shpk ndër vite duke krijuar një marrëdhënie besimi reciprok.